Avari në linjën 35 kV, L30-5 Shkozet-Kavajë, pa energji disa zona

Një avari në linjën 35 kV, L30-5 Shkozet-Kavajë, sot në orën 11.15 ka lënë pa energji disa zona në Durrës.
Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sipas informacionit për një interval kohor 30 minuta do të rikthehet energjia.
Aktualisht janë pa energji këto zona: Impianti i ujërave të zeza, Ujësjellësi Maskuri, Mali i Robit, Pularia, Pallatet Almak, Restoranti Kodra e Kuajve.