Avari në linjën Shkozet-Shijak, 2 orë kufizime energjie në disa zona rurale

Me kërkesë të drejtorisë së tensionit të lartë, e cila do të riparojë avarinë në linjën 35 kV Shkozet-Shijak, për efekt sigurie, OSHEE do të stakojë për rreth 2 orë energjinë në n/stacionin e Shkozetit.

Për pasojë në intervalin kohor 12.30-15.00, do të ketë mungesë të energjise në këto zona: Manzë, Kthesa e Ariut-Kullë, Rrushkull, Jube, Hamalle, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Gjiri i Lalzit, (pjesërisht), Bilalaj, Radë, zona “4 rrugët e Shijakut”, Gjepalaj, Shahinaj, Kënetë, Rreth, Romanat, Shkallnur, Sukth-pemtore, Goxhas, Xhafzotaj-Fermë.