Avari në n/stacionin e Peshkopisë, pa energji disa komuna në Dibër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se moti i keq ka shkaktuar një avari në n/stacionin e Peshkopi – Fushë Alie.

Për pasojë kanë mbetur pa energji disa komuna në qarkun e Dibrës: Komuna’’ Fushë Alie’’; Komuna ‘’Aras’’; Komuna’’ Zalldardhë’’; Komuna’’Reç’’; Komuna’’Lurë’’; Komuna’’Sllovë’’; Komuna’’Kala e Dodës’’ dhe tre fshatra të Kukësit : Arrën, Kalisë,Bushtricë.

Gjithashtu njoftojmë se është stakuar energjia për masa sigurie në Fidrin ’’Pulari’’ që del nga N/Stacioni Peshkopi.

Për pasojë nuk marrin energji Komuna’’ Kastriot’’ në qarkun e Dibrës.