Back

Avaritë në Jugperëndim, rikthehet energjia në linjat 35 kV

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se grupet e punës të ngritura për riparimin e avarive në zonën e Jugperëndimit bënë të mundur furnizimin me energji elektrike alternative në n/stacionin Amonicë, Kocul, Gorisht.

Në orën 14:56 u furnizuan me energj abonentët në zonat në qarkun e Vlorës,  Komuna Vain; Komuna Sevoster, Komuna Brataj, Komuna Vranisht, Bashkia Himarë.

Linja 35 kV L 30-6/4 Patos-Matkë-Pobrat është kthyer në gjendje gadishmërie në orën 12:10

Morën energji N/Stac Matkë, Pobrat.

Në qarkun e Fierit u rikthye energjia në komunat Roskovec, Komuna Kurjan; Komuna Strumë,

Ne qarkun e Beratit morën furnizim normal me energji Komuna Çukallatë, Komuna Kutalli.

Linja 35 kV L 30-82 Gjirokastër – Grapsh është kthyer në gjendje gadishmërie në orën 12:20

Morën energji N/Stac Grapsh, Subjektet 35 kV.

Në Gjirokastër morën energji Komuna Dropulli i Poshtëm, Komuna Dropulli i Siperm,

Komuna Zagori, Komuna Pogon, Komuna Qendër Libohovë,

Subjektet Private “Elka”, “Glina”, “Amita”, “Gjirofarma”, “Mortak”,

Dogana Kakavijë, Dekor, Teknotrof, Dervican, Pallas, Fresh.

Leave A Reply