Back
01 Shtator

Njoftim për klientët përgjatë autostradës Tiranë-Kashar dhe zonave përreth

Në kuadër të investimit për dixhitalizimin e rrjetit shpërndarës, OSSH do të kryejë punime në Nënstacionit e Kasharit, ku ndërmjet intervalit kohor 00:00 – 03:00, është i nevojshëm stakimi i energjisë elektrike jo më shumë se 5 minuta.

Ky njoftim vlen për datën 3 shtator dhe prek për subjektet private përgjatë autostradës Tiranë-Kashar, një pjesë e Yzberishtit, Fushë Mëzes, Rinas dhe Kthesa e Kamzës. 

Faleminderit për mirëkuptimin

31 Gusht

Remont i OST në linjën 110kV Laç 1-Mamurras-Fushë Krujë, 03 shtator pa energji disa zona në Kurbin

Me kërkesë të OST në kushtet e punimeve të nevojshme në linjën 110kV Laç 1-Mamurras-Fushë Krujë, në datën 03 shtator gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Kurbin:

Pjesërisht: Mamurras, disa subjekte private në autostradë, lagjja: “Demokracia”, Lagjja Re, Thumanë, Dukagjin, Ujësjellësi Mamurras, Zhej.

30 Gusht

Remont në një nga fiderat e NST Peshkopi, 02 shtator pa energji disa zona në Peshkopi

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Peshkopi, në datën 02 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Peshkopi:

Pjesërisht: Bashkia Peshkopi, lagjja Kamen dhe fshatrat Limjan, Verenjt, Radishte, Belleve, Zagrat/Peshkopi.

27 Gusht

Plani i remonteve të planifikuara për TM-TU, 31 gusht-5 shtator, oraret e kufizimit dhe zonat e prekura

Në vijim të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, në javën 31 gusht-5 shtator do të kryhen remonte të planifikuara në rrjetin e tensionit të TM/TU që përfshijnë kabina në disa rajone të OSSH, në vend.

Më poshtë, oraret e kufizimit të energjisë dhe zonat e prekura nga plani i remonteve.

24 Gusht

Remont në një nga fiderat e NST Qendër, 25 gusht pa energji pjesërisht zona pranë ambasadës amerikane

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, do të kryhen punime për ndërrimin e pajisjeve komutuese në një nga fiderat e NST Qendër datën 25 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Rruga “Stavro Vinjau”, pranë ambasadës amerikane.

11 Gusht

Remont në nst Kafaraj, 14 gusht pa energji disa zona në Fier

Për shkak të punimeve si pasojë e një defekti në transformatorin e NST Kafaraj, në datën 14 gusht gjatë intervalit kohor 05:00 -06:00, do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Fier:

Levan, Bishan, Cerven, Boçovë, Qarrë, Ferras, Bashkim, Pishë-Poro, Kafaraj, Ligovun, Peshtan i Madh, Bregas, Sheq-Levan, Zylaj, Muçaj, Hasanaj, Adë, Frakull e Vogël, Kashisht dhe Sheq.

11 Gusht

Remont në zbarrat 35kV të NST Lanabregas, 14 gusht pa energji disa zona në Tiranë

Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit në zbarrat 35kV të NST Lanabregas, në datën 14 gusht gjatë intervalit kohor 06:00-10:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Lanabregas, Bregas, Linze, Linze Deli, Antenat e televizioneve Dajt, Vilat Qeveritare Dajt, Surrel, Priske, Fushe Farkë, Shkalle, Darshe, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrize, Fag, Vilez, Zgure, Shenmeri, Dom, Derje.