Back

Misioni i shoqërisë “OSHEE GROUP” SH.A. është mbështetja e të licencuarve pjesë e grupit, “OSSH” SH.A., “FSHU” SH.A. dhe “FTL” SH.A. për, garantimin e furnizimit të qendrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, nëpërmjet një tregu funksional të energjisë elektrike, duke mbrojtur interesat e klientëve, si dhe për sigurinë e cilësinë e shërbimit të shpërrndarjes, furnizimit dhe tregtimit, duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Mbështetja e “OSHEE GROUP” SH.A. realizohet nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të domosdoshme për shoqëritë bija të tilla, si: ekonomiko – financiare, ligjore, të burimeve njerëzore, të teknologjisë së informacionit, mbështetëse, veprimtarive në fuksion të zhvillimit të politikave dhe strategjive të biznesit, veprimatarive të qiradhënies së aseteve, pajisjeve software në pronësi të saj. Në kuadër të ofrimit të shërbimeve, shoqëria “OSHEE GROUP” SH.A. mund të realizojë çdo aktivitet apo shërbim të ligjshëm që lidhet drejpërsëdrejti me përmbushjen e misionit të saj.

Historiku i Shkurtër 2007-2020

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SH.A. (OSHEE) ka si objektiv kryesor të ofrojë energji elektrike nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes në përputhje me legjislacionin në fuqi. Një historik i shkurtër me ngjarjet kryesore vijon si më poshtë:

Organet drejtuese të Shoqërisë janë:

1. Asambleja e Përgjithshme, e cila është organi më i lartë vendimmarrës i Shoqërisë.
2. Këshilli Mbikqyrës, organ i cili ushtron funksione administrimi së bashku me Administratorin e shoqërisë (sistemi me dy nivele)

Këshilli Mbikëqyrës:

Picture of Z. Ceno KLOSI

Z. Ceno KLOSI

Kryetar

Picture of Znj.Sindi DUSHKU

Znj.Sindi DUSHKU

Anëtare

Picture of Z.Besjan KADIU

Z.Besjan KADIU

Anëtar

Picture of Z.Ami KOZELI

Z.Ami KOZELI

Anëtar

Picture of Z.Afrim BRAHIMAJ

Z.Afrim BRAHIMAJ

Anëtar

Picture of Z.Sokol DUMA

Z.Sokol DUMA

Anëtar

Picture of Z. Enea Karakaçi

Z. Enea Karakaçi

Administrator

Administratori zgjidhet nga Këshilli Mbikqyrës dhe është i ngarkuar me administrimin dhe përfaqësimin e Shoqërisë. Administratori vendos për çdo çështje që nuk është kompetencë ekskluzive e Asamblesë së Përgjithshme ose e Këshillit Mbikqyrës. Ai raporton pranë Këshillit Mbikqyrës në lidhje me zbatimin e politikave të biznesit dhe për realizimin e transaksioneve me rëndësi të veçantë për performancën e Shoqërisë.