Defekt në fiderin “Vlora 1”, nst Tec Vlorë, 30 min pa energji disa lagje të qytetit dhe zona bregdetare

Për shkak të një defekti në celësin 6Kv të fiderit “Vlora1” që merr energji nga nst Tec Vlorë, u stakuan sot në orën 12:53, dy linjat 35 Kv Babice – Tec1, Babice – Tec 2.
Për pasojë mbetën pa energji nst Tec Vlorë ana 35kV, Skelë, Uji i Ftohtë, n/st Radhimë dhe Orikum.
Gjatë këtij intervali kohe disa lagje të qytetit të Vlorës dhe zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë e Orikum mbetën pa energji elektrike për rreth 30 minuta.
Konkretisht: Lagjia “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”,
2 stacione pompimi, “15 Tetori”, zona pranë Spitalit të Vjetër , Spitali Rajonal Vlorë, lagjet “Hajro Cakërri”, “Topana”, “Partizani”, “Karabashe”, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”, Prefektura, Kinoteatri , Gjykata e Rrethit Vlorë, qendra Studentore , Ambulanca Qendrore , Prokuroria, Kanina, Radhimë, Orikum, Tragjas, Fushë Dukat. fshat Dukat, Llogara, Shën Thanas, Jonufër, Baza Pashaliman