Defekt në linjën 110 kv e OST, pa energji disa zona në Kukës

Si pasojë e një defekti në linjën 110 kV, ku është këputur një përcjellës në linjë Fushë- Arrëz – Kalimash e OST-së, mbeten pa tension n/stacionet Kalimash, Kalimash Tunel, Krume dhe Kukës Rexhepaj.

Pa energji mbeten dhe HEC-et: Bele, Lapaj, Pobreg dhe Cërnaleve.

Brigadat e OSHEE kanë mundur të riparojnë defektin duke rikthyer energjinë elektrike tek abonentët e prekur nga ky defekt.