Defektet nga moti i keq, OSHEE në gadishmëri, vetëm 7 fidera me defekt
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq me reshje shiu intensive, janë evidentuar defekte në rrjetin e tensionit të ulët e të mesëm e për pasojë ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa rajone.
OSHEE po ndjek me vëmendje të gjithë situatën duke organizuar punën në terren me brigadat e avarive në të cilën janë angazhuar rreth 1600 punonjës të 11 drejtorive rajone të OSHEE.
Gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme, ka vijuar me intensitet puna për riparimin e defekteve duke minimizuar numrin e abonentëve që nuk kanë energji elektrike.
Vlen për tu theksuar se fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithë në punë.
Pranë dispecerisë qendrore në OSHEE, merret informacion i detajuar nga drejtoritë rajonale dhe nga informacioni i orës 14.00 të ditës së sotme, numri i fiderave me defekte është 7.
Zonat pa energji sipas rajoneve janë:
Drejtoria rajonale e OSHEE Berat: Gjerbes/Skrapar
Drejtoria rajonale e OSHEE Elbasan: Pjesërisht Gostimë/Cërrik , Polis/Librazhd Kodovjat/Gramsh
Drejtoria rajonale e OSHEE Fier: Pjesërisht Ballsh /Fier
Drejtoria rajonale e OSHEE Tirane: Pjesërisht Kashar, Sauk, Ibë, Vorë
Drejtoria rajonale e OSHEE Vlorë: Selenicë, Treblovë/ Vlorë.
Drejtoria rajonale e OSHEE Gjirokastër: Pjesërisht Grapsh
Drejtoria rajonale e OSHEE Shkodër: Kelmend/Koplik; Iballë/Pukë
Drejtoria rajonale e OSHEE Burrel: Dukagjin, Bushnesh
Drejtoria rajonale e OSHEE Kukës: Zapod
Linjat dhe pajisjet e TL janë në punë në skeme normale
Linja L 30-51 Jagodinë Karavasta është jashtë pune për shkak se është konstatuar tym në mekanizmin e celsit 35 kV të kësaj linje.
Pa energji ka mbetur pa energji N/St Ardenicë , N/St Karavasta, N/St Libofshë që mbulon zonën: Ardenicë, Karavasta, Lushnjë, Libofshe, Fier.
Grupet e punës në terren janë në gadishmëri të plotë dhe po punojnë për eliminimin sa më shpejt të difekteve në kohë sa më të shpejtë.