Energji elektrike për gazsjellësin

OSHEE Group Sh.A, përmes Drejtorisë së Tensionit të Lartë, Rajoni Jugperëndim, përfundoi procesin e rëndësishëm për “rritjen e sigurisë”, në sektorin energjetik.
Kabina “Trans Adriatic Pipeline AG” u lidh me rrjetin elektrik 35kV të N/Stacionit Hoxhare, #Fier, nën monitorimin e punonjësve tanë.
Procesi u realizua me sukses, dhe tashme, një tjetër kabinë elektrike i shtohet infrastrukturës së gazësjellësit TAP, i cili kalon përmes vendit tonë, deri në Itali.