
Informacion mbi mënyrën e pagesës
Pagesa në kohë e faturës së energjisë elektrike është një detyrim ligjor. Në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., afati fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatë- vonesë, ndërprerje të energjisë elektrike apo edhe procedim penal. Për t’iu ardhur në ndihmë klientëve tanë, më poshtë janë të renditura disa nga pyetjet e bëra më shpesh në lidhje me pagesat e faturës. Gjithashtu, më poshtë ju do të gjeni të shpjeguara me detaje elementet e faturës së energjisë elektrike.
Të paguash faturën e energjisë elektrike tani është më e lehtë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. ka ngritur disa pika në të gjithë Shqipërinë, ku ju mund të shlyeni detyrimet tuaja. Me poshtë vijojnë qendrat ku ju mund të paguani faturën mujore si edhe oraret e tyre zyrtare:
Arkat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.
E hënë – E shtunë 08:00-20:00
Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit
E hënë-E shtunë 08:00-20:00
Sportelet e Postës Shqipëtare
Qytetet kryesore: E hënë – E shtunë 07:30-19:00
E diel 08:00-16:00
Ne zonat rurale: E hënë – E shtunë 07:30-17:00
Bankat e nivelit të dytë
E hënë – E shtunë 09:00-15:00
Gjithashtu, ju mund te perdorni sherbimin e bankave duke kryer pagesa me Direct Debit ose e-payment.
Nëse e paguani faturën mujore të Arkat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., qendrat e Kujdesit ndaj Klientit apo tek Banka Raiffeisen, Banka Kombetare Tregtare (BKT) dhe tek Posta Shqipëtare (ne degët e postës, jo arkat) prania e faturës mujore nuk është e nevojshme për kryerjen e pagesës. Nëse pagesa kryhet në një tjetër bankë të nivelit të dytë, prania e faturës është e nevojshme. Shumë shpejt, procesi i pagesës nëpër këto pika do të jetë gjithashtu i automatizuar dhe prania e faturës nuk do të jetë më e nevojshme. Nëse dëshironi të keni një kopje të faturës suaj mujore, ju mund ta printoni atë tek qendra e Kujdesit Ndaj Klientit ose mund të gjeneroni faturën tuaj nëpërmjet shërbimit (e-shpërndarje).
Ju keni 30 ditë kohë nga dita e lëshimit, për të paguar faturën e energjisë elektrike. Nëse afati skadon dhe ju nuk e shlyeni faturën, në bazë të kontratës së furnizimit me energji elektrike, kompania do të llogarisë kamatëvonesë (0.1% të faturës totale për çdo ditë vonesë). Ju lutemi, vini re se për fatura që datojnë që nga vitet e mëparshme, kamatëvonesa është 0.5% për çdo ditë vonesë para 31 dhjetorit 2011 + 0.1% për çdo ditë vonesë në 2012). Nëse pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve të Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. procedon me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të klientit.
Vini re se debia përfshin energjinë e konsumuar si edhe kamatëvonesat e mbledhura për çdo ditë vonesë! Dyshoj se debia e reflektuar në faturë nuk përkon me pagesat e kryera nga unë. Ku mund ta vërtetoj nëse ka apo jo ndonjë gabim në faturë?
Nëse ju i keni paguar detyrimet financiare që keni ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., por pagesa nuk pasqyrohet në sistem, ju mund të:
Telefononi në numrin: 04 227 4141
Apo dërgoni email në adresën: ankesajuaj@oshee.al
Një personel i dedikuar do të trajtojë saktësimin e balancës suaj. Gjithashtu, ju mund të paraqiteni te qendrat e Kujdesit ndaj Klientit, ku të depozitoni dokumentet që mbështesin deklaratën tuaj.
Si dokumente provë shërbejnë kopja e mandat – arkëtimit, që merret në momentin e kryerjes së pagesës dhe vulat në librezën e energjisë elektrike. Nëse e paguani faturën pranë Postës Shqipëtare apo njërës nga bankat e nivelit të dytë, bëni kujdes që të jepni informacion të saktë (nr. i kontratës, emri i klientit, etj.) në mënyrë që procedimi të jetë i saktë. Gjithashtu, mos u largoni pa marrë me vete një kopje të mandatit të arkëtimit. Me shumë informacion mbi këtë çeshtje ju mund ta gjeni tek broshura informative e Kujdesit ndaj Klientit.
Vini Re!
Mos harroni të merrni mandatin e arkëtimit dhe faturën tatimore, si provë për pagesën e kryer. Ato kanë të njëjtën vlerë si vula në librezën e energjisë. Ruajini ato, në rast se nuk keni marrë vulën në librezë. Libreza e energjisë vuloset vetëm tek Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat. Borxhi (debia) konsiderohet i paguar kur likujdohen të gjitha faturat e konsumit të energjisë dhe kamatëvonesat e përllogaritura.