Investimet në linjën 35 kv Shijak – Shkozet, kufizime energjie në datat 13, 15-17 mars

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në linjën 35 kv Shijak – Shkozet, do të kryhen punime në datat 13, 15-17 mars dhe 20-24 mars.
Gjatë këtyre ditëve do të stakohet energjia në disa zona në intervalin kohor 08:00-16:00.

13 mars
Pa energji: N/stacionet Shijak, Manze dhe subjektet private “Material Ndërtimi”, Metali, Rrobaqepsi,
Kantina e Verës, “Deka”, Pulari “Duka”, Mermeri, “Salillari”, Maminas, Fabrika e Këpucëve, Karburant “Elda”, Hotel “Kastrati”.
Zonat pa energji në zonën Durrës-Shijak: Gjiri i Lalëzit, Fshati Lura, Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Hidrovori, Qyteza Manzë, fshati Kullë,Hamallaj sektor , zona pranë Kthesës së ariut, Rushkull, Jubë, Hidrovori, fshatrat (Rubjek, Rade,Bilalaj), Abonent Privat/ Fatmir, Gaja,
Abonent Privat/ ALT Oil, fshatrat Likesaj, Dushk, Ballias, Spitali, Gjepalaj, Shainaj, Kënetë, fshatrat Rreth, Romanat, Shkallnur, Hardhisht, Ujësjellësi, Maskuri, Kokomoj, Pjeshkë, Pjezë, RadioStacioni/ Shijak, Sukth perimore, Koxhas Fushë, Koxhas Kodër, Borake, Sallmone, Stacioni Trenit Sukth, zona pranë 4 Rrugëve të Shijakut, Xhafzotaj, Xhafzotaj fermë, Katundi i ri,
Sukth ferme, Grumbullimi, Pallati i Kulturës, Reparti Ushtarak, Shinapremte, Tufëzimi, Fshatrat: Metallaj, Koxhas, Karpen, Pompat e ujit, Reparti Ushtarak.

13-24 mars ora 08:00-16:00

Remonte në linjën 35 kv Shkozet-Fllakë

13 mars, ora 08:00-16:00
Pa energji: subjektet private Diamant, Radio/stacioni Fllakë, Pulari Deda, Confort, D&D Color

Remonte në nstacionin Shijak
13 mars, ora 08:00-16:00
Pa energji: subjektet private Metali, Material Ndertimi, Rrobaqepësi

Remonte në nstacionin Shkozet
13 mars, 15-17 mars, 20-24 mars, ora 08:00-16:00
Zonat pa energji: Xhafzotaj, komuna Rrushbull, Zona te tuneli, Kisha ShënVlash, Impianti i Rërës.

Remonte në nstacionin Shkozet
13 mars, 15-17 mars, 20-24 mars, ora 08:00-16:00
Zonat pa energji: Shkozet (pjesërisht), Xhafzotaj, Fllakë, Fllakë sektor, Turizmi Shënvlash.

Remonte në stacionin Shijak

13 mars, 15-17 mars, 20-24 mars, ora 08:00-16:00
Zonat pa energji: Shijak, Ferme Xhafzotaj