Investimet në linjën 35 kV Shkozet – Fllakë, 24 shkurt kufizime në disa zona në Durrës
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve për investimet që kanë nisur në linjën 35 kV, L30-20 Shkozet – Fllakë, në datën 24 shkurt do të ketë kufizime energjie gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Pa energji do të jenë disa subjekte private përgjatë rrugës Durrës-Shijak: subjektet private Diamant, Pulari Deda, Confort, D&D Color.