Investimet në Tiranë, OSHEE stakime të detyruara në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që kanë nisur në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë, do të kryejë stakime të detyruara në disa n.stacione e për këtë shkak do të mungojë energjia elektrike.

Intervalet e kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike janë si më poshtë:

09:00-13:00

Pa energji: Zona pranë 3700,Babrru (pjesërisht), Paskuqan,

Paskuqan 2, zona e Kodrës së Kuqe

10:00-14:00

Pa energji: Paskuqan, Kodër-Kamëz, Universiteti Bujqësor

Paskuqan, Bathore, lagjet 2,3,5.

09:00-14:00

Pa energji: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, zona e Bregut të Lumit, Valias, Pallatet parafabrikate në Kamëz