Back

Investimi për rikonstruksionin e linjës ajrore 35kV Korçë– Maliq, 21-26 korrik kufizime energjie në disa zona në Korçë

Në kuadër të investimit që po kryhet nga OSSH #Korçë, për rikonstruksionin e linjës ajrore 35kV Korçë– Maliq, në datat 21-26 korrik gjatë intervalit kohor 07:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Korçë:

Bashkia Maliq, Ish Komuna Libonik, Fshatrat: Vloçisht, Drithas, Ploçisht, Babjen, Ish Komuna Podgorie, Fshatrat: Sheqeras, Rembec, Orman, Drithas, Ish Komuna Pirg, Velçan, Strelce, Moglice, Lozhan, Senisht, Tresove, Miniera Rosover.