Keqfaturimet 2008-2011, OSHEE publikon listën e kontratave që u fshihet detyrimi në sistem

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë publikon listën e kontratave të abonentëve privatë dhe familjarë që përfitojnë nga vendimi për fshirjen e faturave abusive që I janë vendosur atyre gjatë periudhës 2008-2011 dhe që figurojnë ende në sistem.

Bëhet fjalë për  afro 54 mijë raste faturash me emërtim “dëm ekonomik” dhe “energji e pamatur”, të shtrira nga tetori i vitit 2008, deri në prill 2011, me vlerë rreth 4.1 miliardë lekë.

Urdhri i administratorit të OSHEE i është shpërndarë zyrave të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë vendin për fshirjen nga sistemi i faturave abuzuese dhe pikat si do të zbatohet vendimi i fundit i OSHEE.

Më poshtë po publikojmë listën e plotë të kontratave që përfitojnë nga ky vendim.

Kliko këtu për të parë listën e kontratave që përfitojnë nga vendimi i ERE-s