
Misioni i shoqërisë “OSHEE GROUP” SH.A. është mbështetja e të licencuarve pjesë e grupit, “OSSH” SH.A., “FSHU” SH.A. dhe “FTL” SH.A. për, garantimin e furnizimit të qendrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, nëpërmjet një tregu funksional të energjisë elektrike, duke mbrojtur interesat e klientëve, si dhe për sigurinë e cilësinë e shërbimit të shpërrndarjes, furnizimit dhe tregtimit duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Mbështetja e “OSHEE GROUP” SH.A. realizohet nëpërmjet ofrimit të shërbimeve, të domosdoshme për shoqëritë bija të tilla si, ekonomiko – financiare, ligjore, të burimeve njerësore, të teknologjisë së informacionit, mbështetëse, veprimtarive në fuksion të zhvillimit të politikave dhe strategjive të biznesit, veprimatarive të qiradhënies së aseteve, pajisjeve software-ve në pronësi të saj. Në kuadër të ofrimit të shërbimeve, shoqëria “OSHEE GROUP” SH.A. mund të realizojë çdo akrivitet apo shërbim të ligjshëm që lidhet drejpërsëdrejti me përmbushjen e misionit të saj.