Ndërhyrja për fuqizimin e Nst Traktora, 9 qershor grafiku i stakimit të energjisë sipas zonave dhe orareve
Në kuadër të investimit te OSSH për fuqizimin e Nst Traktora, për kalimin e rrjetit të ri 20kV, jemi të detyruar të bëjmë stakime të energjisë elektrike, të shpërndarë në faza të ndryshme kohore dhe në disa zona të #Tiranës.
Konkretisht, për ditën e mërkurë, datë 9 qershor, ndërprerja e energjisë elektrike do të kryhet në oraret dhe zonat, si më poshtë:
⚡️08:00-10:00, Kodra e Priftit dhe Shkozë
⚡️09:00-11:00, Kodra e Kokonozëve,
Ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut, shkolla e Bashkuar dhe Porcelani
⚡️10:00-12:00, Antenat televizive dhe qeveritare në Dajt, TV Neës 24 dhe Garda
⚡️11:00-13:00, pranë Depos Ujit,
Zona pranë Sanatoriumit, ish-Uzina e Traktorit dhe Shkozë (pjeserisht)
⚡️12:00-14:00, Uzina Gjeologjike, Shkozë 2
⚡️13:00-15:00, zona Farkë
⚡️14:00-16:00, pranë Depos së Ujit,
Rr “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand).
⚡️15:00-17:00, rreth Qytet Studenti,
Arkivi, Shkoze 2, Instrumentali dhd Reparti 8802
Duke kërkuar mirëkuptim për stakimet e nevojshme, #OSSH theksom se investimi në Nst Traktora rrit garancinë e furnizimit me enegji elektrike për të ardhmen.