Njoftim, abonentët Kashar, Yzberisht dhe Unaza e Re
Sot, në orën 10:31, si pasojë e dëmtimit të Çelësit 20kV të Fidrit F18 (foto), u stakua transformatori i fuqisë 110/20kV 40MVA të N/stacionin Kashar.
Avaria nxorri jashtë pune disa fidera 20kV, dhe duke lënë pa energji elektrike disa zona përreth.
Me masat e mara nga Drejtoria e Tensionit të Lartë, u sistemua shpejt një pjesë e defektit, duke normalizuar situatën e furnizimit me energji elektrike për zonat subjekte private si “Stela”, “Diekat”, shkollat “Epoka”, “Turku Ozal”, “Top Chanel”, Pallatet Giron, “Lin Konstration”, Autostrada Tiranë-Vorē, Vorë-Fushe Krujë dhe Bashkia Vorë dhe Kamëz, Pallatet në fushen Misto Mame, Laknas, si dhe Ujësjellsi Bërxhullë.
Aktualisht, brigadat e avarive jane duke punuar per rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në dy zonat e mbetura: Unaza e Re dhe zona pranë Zona Yzberishtit.