
Njoftim i FTL Sh.A. për blerje energjie elektrike për datat 04-10 nëntor
“Furnizuesi i Tregut të Lirë” – FTL SH.A., një shoqëri aksionare publike e licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, njofton se planifikon të blejë energji elektrike për furnizimin e klientëve të saj në treg të lirë.
Sipas FTL, pjesë e OSHEE Group Sh.A, energjia elektrike do të sigurohet kryesisht gjatë orëve të pikut solar përmes Tregut të Ditës së Avancë – ALPEX SH.A., sipas kalendarit të mëposhtëm:
Blerje Energji Elektrike – Java e 46
Periudha e livrimit: 04/11/2024
Kapaciteti: 502 MWh
Periudha e livrimit: 05/11/2024
Kapaciteti: 504 MWh
Periudha e livrimit: 06/11/2024
Kapaciteti: 506 MWh
Periudha e livrimit: 07/11/2024
Kapaciteti: 507 MWh
Periudha e livrimit: 08/11/2024
Kapaciteti: 359 MWh
Periudha e livrimit: 9/11/2024
Kapaciteti: 328 MWh
Periudha e livrimit: 10/11/2024
Kapaciteti: 305 MWh


