
Njoftim i FTL Sh.A. për blerje energjie elektrike për datat 18-24 nëntor
“Furnizuesi i Tregut të Lirë” – FTL SH.A., një shoqëri aksionare publike e licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, njofton se planifikon të blejë energji elektrike për furnizimin e klientëve të saj në treg të lirë për datat 18-24 nëntor.
Sipas FTL, pjesë e OSHEE Group Sh.A, energjia elektrike do të sigurohet kryesisht gjatë orëve të pikut solar përmes Tregut të Ditës së Avancë – ALPEX SH.A., sipas kalendarit të mëposhtëm:
Blerje Energji Elektrike – Java e 48
Periudha e livrimit: 18/11/2024
Kapaciteti: 452.0 MWh
Periudha e livrimit: 19/11/2024
Kapaciteti: 452.0 MWh
Periudha e livrimit: 20/11/2024
Kapaciteti: 456.0 MWh
Periudha e livrimit: 21/11/2024
Kapaciteti: 455.0 MWh
Periudha e livrimit: 22/11/2024
Kapaciteti: 320.0 MWh
Periudha e livrimit: 23/11/2024
Kapaciteti: 290.0 MWh
Periudha e livrimit: 24/11/2024
Kapaciteti: 270.0 MWh


