Njoftim i FTL Sh.A. për blerje energjie elektrike për datat 23-29 shtator
“Furnizuesi i Tregut të Lirë” – FTL SH.A., një shoqëri aksionare publike e licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, njofton se planifikon të blejë energji elektrike për furnizimin e klientëve të saj në treg të lirë.
Sipas FTL, pjesë e OSHEE Group Sh.A, energjia elektrike do të sigurohet kryesisht gjatë orëve të pikut solar përmes Tregut të Ditës së Avancë – ALPEX SH.A., sipas kalendarit të mëposhtëm:
Blerje Energji Elektrike – Java e 40
Periudha e livrimit: 23/09/2024
Kapaciteti: 430 MWh
Periudha e livrimit: 24/09/2024
Kapaciteti: 535 MWh
Periudha e livrimit: 25/09/2024
Kapaciteti: 646 MWh
Periudha e livrimit: 26/09/2024
Kapaciteti: 545 MWh
Periudha e livrimit: 27/09/2024
Kapaciteti: 458 MWh
Periudha e livrimit: 28/09/2024
Kapaciteti: 390 MWh
Periudha e livrimit: 29/09/2024
Kapaciteti: 300 MWh