Back

Njoftim i FTL Sh.A. për blerje energjie elektrike për datat 30 shtator-6 tetor

“Furnizuesi i Tregut të Lirë” – FTL SH.A., një shoqëri aksionare publike e licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, njofton se planifikon të blejë energji elektrike për furnizimin e klientëve të saj në treg të lirë.

Sipas FTL, pjesë e OSHEE Group Sh.A, energjia elektrike do të sigurohet kryesisht gjatë orëve të pikut solar përmes Tregut të Ditës së Avancë – ALPEX SH.A., sipas kalendarit të mëposhtëm:

Blerje Energji Elektrike – Java e 41

Periudha e livrimit: 30/09/2024

Kapaciteti: 429 MWh

Periudha e livrimit: 01/10/2024

Kapaciteti: 455 MWh

Periudha e livrimit: 02/10/2024

Kapaciteti: 450 MWh

Periudha e livrimit: 04/10/2024

Kapaciteti: 430 MWh

Periudha e livrimit: 05/10/2024

Kapaciteti: 365 MWh

Periudha e livrimit: 06/10/2024

Kapaciteti: 300 MWh