
Njoftim i FTL Sh.A. për blerje energjie elektrike për datat 7-13 tetor
“Furnizuesi i Tregut të Lirë” – FTL SH.A., një shoqëri aksionare publike e licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, njofton se planifikon të blejë energji elektrike për furnizimin e klientëve të saj në treg të lirë.
Sipas FTL, pjesë e OSHEE Group Sh.A, energjia elektrike do të sigurohet kryesisht gjatë orëve të pikut solar përmes Tregut të Ditës së Avancë – ALPEX SH.A., sipas kalendarit të mëposhtëm:
Blerje Energji Elektrike – Java e 42
Periudha e livrimit: 07/10/2024
Kapaciteti: 457 MWh
Periudha e livrimit: 08/10/2024
Kapaciteti: 458 MWh
Periudha e livrimit: 09/10/2024
Kapaciteti: 453 MWh
Periudha e livrimit: 10/10/2024
Kapaciteti: 440 MWh
Periudha e livrimit: 11/10/2024
Kapaciteti: 429 MWh
Periudha e livrimit: 12/10/2024
Kapaciteti: 366 MWh
Periudha e livrimit: 13/10/2024
Kapaciteti: 303 MWh