Njoftim për plotësimin e kushteve teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të liberalizuar
Në zbatim të ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, Neni 86, pika 6, dhe
109 të tij; Urdhërit Nr. 28, datë 18.01.2021 “Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe
derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ju
njoftojmë për plotësimin e kushteve teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të
liberalizuar nga data 1 janar 2022.
Ju keni mundësi të furnizoheni nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit dhe jeni të detyruar të lidhni një kontratë furnizimi me një furnizues të ri, të licencuar që ushtron aktivitetin e tij në tregun e liberalizuar, brenda 2 viteve nga fillimi i kontratës së furnizimit nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (ky shërbim ofrohet aktualisht nga Furnizuesi i Shërbimit Universal FSHU, pjesë e OSHEE Group).
Në përfundim të kësaj periudhe, në rast se ju, nuk keni arritur të lidhni një kontratë furnizimi me furnizues alternativ, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në zbatim të ligjit, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Afati 2 (dy) vjeçar përfundon në 1 janar 2024, dhe për të evituar situata që mund të dëmtojnë ushtrimin e aktivitetit Tuaj, jeni të lutur të merrni masa për sa më sipër.
Jeni të lutur të gjeni më poshtë listën e kontratave sipas rajonit, që kanë plotësuar kushtet teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të liberalizuar.
RAJONI BERAT
RAJONI BURREL
RAJONI DURRES
RAJONI ELBASAN
RAJONI FIER
RAJONI GJIROKASTER
RAJONI KORCE
RAJONI KUKES
RAJONI SHKODER
RAJONI TIRANE
RAJONI VLORE