Mbi procedurën e shitjes së energjisë elektrike për periudhën 03-05 Mars 2021 !

Të nderuar,

Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ka hapur procedurë shitje energjie elektrike për periudhën 03-05 Mars 2021.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë për publikimin ftesë për pjesëmarrje në procedurën e shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A. për periudhën 03-05 Mars 2021.

Faleminderit,

Invitation to participate in the procedure for the sale of electricity for the period 03-05 March 2021
Ftese per pjesemarrje ne proceduren e shitjes se energjise elektrike per periudhen 03-05 Mars 2021 (2)