Mbi rezultatet e shitjes së energjisë elektrike për periudhën 24-30 Prill 2021!

Të nderuar,

Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. realizoi procedurën e shitjes së energjisë elektrike për 24-30 Prill 2021.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë për publikim rezultatet e procedurës të shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A. për periudhën 24-30 Prill 2021.

Faleminderit,
Rezultatet e shitjes se energjise elektrike per periudhen 24-30.04 2021 (1)