Procedura e shitjes së energjisë elektrike për periudhën 08-09 Shkurt 2021.

Të nderuar,

Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ka hapur procedurë shitje energjie elektrike për periudhën 08-09 Shkurt 2021.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë për publikimin ftesë për pjesëmarrje në procedurën e shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A. për periudhën 08-09 shkurt 2021.

Faleminderit,
Invitation to participate in the procedure for the sale of electricity by FTL J.S.C for the period 08-09 Feb 2021

Ftese per pjesemarrje ne proceduren e shitjes se energjise elektrike nga FTL SH.A per periudhen 08-09 Shkurt 2021