OSHEE ka nisur zbatimin e planit të investimeve në muajin qershor, duke u përqëndruar në fillim në rajonet Tiranë dhe Durrës, kryesisht në zonat periferike.
Në total, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka planifikuar për 2015-n, mbi 6 miliardë lekë investime nga burimet e veta.
Konkretisht, kompania OSHEE-së planin e investimeve për vitin 2015 e ka ndarë:
• Investime në Ndërtim dhe rikonstruksion për Nënstacionet elektrike, si edhe rrjetin shpërndarës për tensionin e lartë 35 kV.
• Investime në rrjetin e tensionit të mesëm(TM) dhe tensionin e ulet (TU)
• Investime në matje
Vleratotale e parashikuar për investime është rreth 7,3 miliardë lekë
Vlera parashikuar për tu realizuar brenda vitit 2015 është 6,550,895,932 lekë!!
Të ndarë në zëra:
• Investime në ndërtim dhe rikonstruksion për Nënstacionet elektrike, si edhe rrjetin shpërndarës për tensionin e lartë 35 kV me vlerë 1,521,592,981 lekë
• Investime në rrjetin e tensionit të mesëm (TM) dhe tensionin e ulët (TU) me vlerë 5,082,489,077 lekë
• Investime në matje me vlerë 711,000,000 Lekë
• Investime në inovacion/IT 150 milionë lekë
Investimet sipas rajoneve
Në kryeqendrën e vendit, Tiranë, dhe rajonet përreth, OSHEE do të investojë rreth 2.5 miliardë lekë. Investimet kanë nisurnë muajin qershor dhe aktualisht po punohet në disa drejtime. U rikonstruktua n/stacionit Qendër, me pajisje moderne, që tashme i vjen në ndihmë dy n/stacioneve e tjera të kryeqytet, atij të Selitës dhe Traktora. Ky investim rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorit si dhe uljen në maksimum të kohës së ndërprerjes së furnizimit me energji për shkak të defekteve.
Pas më shumë se 10 vitesh, kanë nisur investimet në disa zona kryesore, si Don Bosko, Vasil Shanto, Salitë, Rruga e Kavajës, qyteti Studenti, zona e Oxhakut, ish-Kinostudiodio, “Gjeli Vizion”, etj, duke vendosur një rrjet të ri, më të fuqishëm, 20 kv, që zëvendëson të vjetrin prej 6 dhe 10 kv, po vendosen transformatorë të rinj, dhe dhjetëra kabina.
Vëmendje po i kushtohet zonave të urbanizuara vitet e fundit, si Babrru-Paskuqan-Bathore, Shkozë, Mëzes, etj, për të cilat OSHEE po vendos linja, shtylla, kabina dhe transformatorë të rinj. Linja do të jetë e gjitha 20 kv, nga 6 që është aktualisht.
Të gjitha këto investime, do të japin një garanci maksimale jo vetëm për uljen e humbjeve (teknike dhe jo teknike-vjedhjet), por siguron cilësi në shërbimin e furnizimit me energji elektrike.
Në Durrës do të investohet mbi 860 milionë lekë, kryesisht në zonat turistike bregdetare, në n/stacionin e Golemit dhe Gjiri i Lalzit.
Konkretisht, brenda qytetit do të ndërtohen 5 fidera të rinj 20 kV unazor si dhe do të rikostruktohen 150 kabina ekzistuese. Ky investim bën të mundur lidhjen e dy nënstacioneve, atë të Shkozetit me të Spitallëse, ul ngarkesat e tyre dhe për rrjedhojë eleminon avaritë në kohë.
Në zonen e Plazhit Durres do të ndërtohen 2 fidera te rinj 20 kV, të cilët bëjnë të mundur uljen dhe shpërndarjen e ngarkesave të linjave ekzistuese.
Nga na atjetër, kanë nisur investimet në zonën e Durrësit të Ri (ish-Këneta) dhe në Spitallë, zona me rrjet elektrik të rënduar, duke vendosur linja të reja me fuqi të lartë 20 kV, linja ABC, kabina të reja, etj. Këto investime shmangin problemet dhe defektet teknike.
Në Vlorë dhe kryesisht pranë zonave bregdetare, do të investohet projekte me vlerë 65 milionë lekë, nga fondet e vet OSHEE-së.
Në Orikum ka nisur puna për ndërtimin e 4 kabinave të reja, në qytet brenda, po rikonstruktohet i gjithë rrjeti i tensionit të mesëm te rruga “Ali Demi”, si dhe kalimi i linjës 35 kV, TEC – Skelë, nga ajror në kabllor.
Do të ndërtohet linja ajrore Llakatund – Risili, e cila do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike të zonës dhe fshatrave përreth.
Me investimet e reja në këto zona, do të rritet cilësia e furnizimit me energji, do të ulen humbjet në rrjetin elektrik si dhe do të reduktohet koha e ndërprerjeve të energjisë për shkak të defekteve.
Në Fier, rajoni i tretë kryesor, aktualisht po zbatohet projekti I shdërrimit të linjave ekzistuese 6 kV, me kapacitet më të lartë, në 20 kV. Investimet në qytetin e Fierit kanë për qëllim rikonstruksionin e rrjetit elektrik të tensionit të ulët, ku OSHEE ka vendosur në dispozicion 411 milionë lekë.
Konkretisht, projekti i 20 kV përfshin pothuajse gjysmën e abonenteve të qytetit të Fierit dhe pikërisht lagjet: “Liri”, “Kastriot”, “11 Prilli”, “8 Shkurti”, “15 Tetori” dhe “Konferenca e Pezës”.
Më këtë investim, bëjmë të mundur rikonstruksionin e 38 kabinave ekzistuese si nga ana e ndërtimit, por edhe të ndërrimit të kapacitetit të linjës, nga 6 kV, në 20 kV. Do të vendosen 9 kabina të reja tip BOX, me shtrirje linje 20 kV prej 31 km.
Në Elbasan, OSHEE ka nisur investimet me vlerë rreth 100 milion lekë, duke përfshirë qytetin dhe zonat rurale përreth.
Investimet do të përqëndrohen kryesisht në ndërtimin e rrjetit të ri tension i mesëm (TM), 20 kV, në rrjetin e tensionit të ulët (TU) me linja ABC, si dhe në rikonstruksion, ndërtim Kabina 20/0.4 dhe dhe blerje makineri paisje.
Në Korçë, për ndërtimin e rrjetit të tensionit të ulët (TU) do të shtrohen linja ABC, ku jane vendosur rreth 37.6 milionë lekë në dispozcion nga OSHEE-ja.
Investime do të ketë edhe në zonën turistike të fshatit Dardhë, që parashikon rikonstruksionin e plotë të linjave dhe rrejtit tension u ilët, i mesëm, kabinat dhe vendosje linjash ABC, për rreth 30 mijë USD.
Në Kukës, OSHEE ka nisur investimet për 2015-n, me vlerë 26.1 milionë lekë, konkretisht në vendosjen e rrjetit të ri 20 kV, rikonstruksion dhe ndërtim kabinash 20/0.4 si dhe blerje makineri e pajisje.
Investimet e OSHEE në Shkodër do të përqëndrohen në të gjitha zonat, ku një vend me rëndësi do të zënë Velipoja e Shëngjini, dy zona turistike që kanë vuajtur problemet e furnizimit me energji, si pasojë e rrjetit të amortizuar. Parashikohen 87 milionë lekë investime.
Investimet do të përfshijnë ndërtim të rrjetit të tensionit të mesë, kabina elektrike dhe rrjet të tensionit të ulët.
Në Velipojë, do të rikonstruktohet rrjeti TM dhe ndërtim rrjeti TU me kabëll ABC, si dhe ndërtimi i 3 fidrave (6, 7 dhe 8).
Në Koplik, OSHEE ka vendosur disa të zbatojë disa projekte investimesh, ku konkretisht, kemi ndërtim rrjeti ajror TM dhe kabinë e re shtyllore të Gropa e Portës, kalim në kabinë shtyllore në Rrapshaj, si dhe ndërtim kabina të reja në Omaraj, Boriç, Gril dhe Gradec.
Në rajonin Burrel, OSHEE do të investojë mbi 55 milionë lekë. Të ndarë sipas fushave kryesore, po zbatohen projekte në vendosjen e rrejtit TM 20 kV, po rikonstruksion dhe ndërtim Kabina 20/0.4 si dhe blerje makineri e pajisje. Investime parashikohen edhe në rrjetin TU si dhe në vendosjen e linjave ABC.
Në Gjirokastër si rajon, OSHEE do të investojë 375 milionë lekë, ku përfshihet edhe qyteti i Sarandës. Në qytetin e vogël bregdetar është duke përfunduar investimi 100 milionë lek i zëvëndësimit të linjave të vjetra, me vendosjen e kabllove, kabinave dhe transformatorëve të rinj, me kapacitet 20 kV.
Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur puna për vendosjen e rrejtit të ri të tensionit të mesëm, me vlerë 164 milionë lekë.