Kontrolluesi i të dhënave
“OSHEE GROUP” SH.A., me seli në Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, NIPT K72410014H (më poshtë referuar si, “OSHEE GROUP” ose “Kontrolluesi i të dhënave”), si kontrollues i të dhënave, do të përpunojë të dhënat tuaja personale – të ofruara përmes faqes www.oshee.al (më poshtë referuar si “faqja web”) – në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me Politikat e Privatësisë.
Qëllimi dhe metoda e përpunimit
Kontrolluesi do të përpunojë të dhënat tuaja personale, veçanërisht të dhënat e kontaktit ose të dhënat e lundrimit (“Të dhënat personale”), të deklaruara nga ju ose të marra në mënyrë të ligjshme nga kontrolluesi, siç përshkruhet më poshtë:
Të dhënat e kontaktit: emri, mbiemri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit, përmbajtja e mesazhit që na dërgoni dhe të dhëna të tjera personale që mund të keni dhënë gjatë komunikimit tuaj me ne. Ne do t’i përpunojmë këto të dhëna personale nëse na bëni pyetje, kërkoni informacion nga ne ose na dërgoni komunikime të llojeve të ndryshme. Përpunimi i këtyre të dhënave personale është i nevojshëm për qëllimin e përgjigjes ndaj komunikimeve të marra ose kërkesave të bëra nga ju. Vënia në dispozicion i të dhënave të mëtejshme personale është fakultativ.
Të dhënat e shfletimit: gjatë funksionimit të tyre normal, sistemet kompjuterike për funksionimin të faqes web marrin të dhëna të caktuara: për shembull, datën dhe kohën e aksesit, faqet e vizituara, emrin e Ofruesit të Shërbimit të Internetit. dhe adresën e Protokollit të Internetit (IP) përmes së cilës keni hyrë në internet, adresën e internetit nga e cila jeni lidhur me faqen tonë, etj. Transmetimi i këtyre të dhënave është i nënkuptuar në përdorimin e protokolleve të komunikimit në internet ose është i dobishëm për të përmirësuar menaxhimin dhe optimizimi i sistemit për dërgimin e të dhënave dhe e-mail-eve.
Përpunimi i të Dhënave Personale për qëllimet e kësaj Politike nënkupton çdo veprim ose seri veprimesh të kryera me ose pa ndihmën e proceseve të automatizuara dhe të aplikuara për të dhënat personale, si grumbullimi, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi me anë të transmetimit, shpërndarjes ose në ndonjë mënyrë tjetër vënia në dispozicion, përafrimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.
Ju lutemi vini re se këto të dhëna personale do të përpunohen manualisht dhe/ose me mbështetjen e personelit të autorizuar IT ose pajisjeve të transmetimit të të dhënave.
Kontrolluesi i të dhënave zbaton masat e duhura teknike dhe organizative për të garantuar një nivel sigurie të përshtatshme për rrezikun, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim parandalimin dhe kundërveprimin e humbjes së të dhënave personale, si dhe përdorimit të paligjshëm ose të pasaktë dhe aksesit të paautorizuar.
Qëllimi i përpunimit dhe baza ligjore
“OSHEE GROUP” do të përpunojë të dhënat tuaja personale për arritjen e qëllimeve specifike dhe vetëm kur ekziston një bazë e përshtatshme ligjore e parashikuar nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Në mënyrë të veçantë, “OSHEE GROUP” do të përpunojë të dhënat tuaja personale vetëm kur plotësohen një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme:
- a) pëlqimin e lirë, specifik, të informuar, të qartë dhe të shprehur për përpunimin,
- b) përmbushja e detyrimeve kontraktore në të cilën ju jeni palë, ose kryerjen e veprimeve me kërkesën tuaj;
- c) interesi legjitim i “OSHEE GROUP”;
- d) një detyrim ligjor për të përpunuar të dhënat personale.
Sigurimi i të dhënave tuaja personale është i nevojshëm në të gjitha rastet kur përpunimi kryhet në bazë të një detyrimi ligjor ose në zbatim një kontrate ku ju jeni palë, ose kryerjen e veprimeve me kërkesën tuaj. Refuzimi juaj mund të nënkuptojë që “OSHEE GROUP” mund të mos jetë në gjendje të përmbushë qëllimin për të cilin janë mbledhur të dhënat tuaja personale.
Transferimi i të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe do të ruhen në serverat e shoqërisë “OSHEE GROUP” SH.A. Të njëjtat të dhëna mund të përpunohen në vende jashtë Shqipërisw, me kusht që të garantohet një nivel adekuat mbrojtjeje, pas konsultimit dhe marrjes së autorizimit të Komisionerit të së Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Periudha e ruajtjes së të dhënave personale
Të dhënat personale që përpunohen për qëllimet e sipërpërmendura do të ruhen në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe, në çdo rast, deri në arritjen e qëllimeve të përpunimit.
Të drejtat e subjektit të të dhënave
Në bazë të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, në lidhje me të dhënat personale të ofruara, ju keni të drejtë të:
- a) aksesoni ato dhe kërkoni një kopje;
- b) të kërkoni ndryshimin e të dhënave;
- c) të kërkoni fshirjen e të dhënave;
- d) të kërkoni kufizimin e përpunimit e të dhënave;
- e) të kundërshtoni përpunimin e të dhënave;
Për të tërhequr pëlqimin tuaj dhe për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale të kryera në bazë të interesit tuaj legjitim, për të ushtruar të drejtat tuaja, si dhe për informacione të mëtejshme në lidhje me të dhënat tuaja personale, ju mund të kontaktoni info@oshee.al.
Ju gjithashtu keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë Komisionerit të së Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. duke përdorur cilëndo nga metodat e mëposhtme që e gjykoni më të përshtatshme:
- a) nëpërmjet postës Shqiptare në adresën Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë;
- b) nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@idp.al