
Programi i Transparencës së Shoqërisë
Në zbatim të parashikimeve të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, shoqëria “OSHEE GROUP” SH.A. ka miratuar dhe publikuar programin e transparencës në faqen zyrtare të internetit.
Programi i transparencës është një mekanizëm për të siguruar që autoritetet publike të jenë të hapura, të përgjegjshme dhe të ndjekshme nga publiku. Ky program është thelbësor për promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe mënyrës së ndërtimit të besimit mes autoritetit publik dhe qytetarëve.
Programi i transparencës është publikimi i informacionit publik pa kërkesë për qytetarët. Kjo përfshin dokumente zyrtare, raporte financiare, vendime të ndryshme, ligje, akte nënligjiore dhe të dhëna tjera relevante. Informacioni i publikuar në të është lehtësisht i aksesueshëm dhe i kuptueshëm për publikun.
Programi i transparencës siguron qasjen e lirë të publikut në informacionin zyrtar të prodhuar ose të mbajtur nga shoqëria “OSHEE GROUP” SH.A.

Argid Alikaj
Koordinatori për të drejtën e informimit
Sektori i Shërbimeve të Brendshme Ligjore
E-mail: argid.alikaj@oshee.al
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Adm. Nr. 7, 1023, Tiranë
Orari: E Hënë – E Premte 8:00 – 16:30

Për t’u njohur me matricën e miratuar për Autoritetin Publik OSHEE Group Sh.A. nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale