Shënim: Në rast se aplikimi juaj ka ndonjë pasaktësi, në ekran do të dalë një informacion ″error″ dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet me tekst të kuq për të përfunduar dërgimin e aplikimit.
Mos harroni që në këtë rast duhet të rikontrolloni plotësisht të gjithë përmbajtjen e aplikimit tuaj (sidomos fushat të cilat bëjnë të mundur shfaqjen e një fushe tjetër të fshehur)
Të dhënat tuaja:
Informacioni, i dhënë nga ju duke u regjistruar dhe aplikuar online për t‘u punësuar, do të përdoret nga OSHEE Sh.A. për të vlerësuar aplikimin tuaj për punësim dhe për të mbështetur çdo marrëdhënie të mëtejshme mes jush dhe OSHEE Sh.A. Informacioni juaj nuk do të përdoret për qëllime te tjera nga ato të permendura këtu dhe nuk do ti përhapet personave të paautorizuar brenda ose jashtë OSHEE. OSHEE do të ruajë informacionin tuaj deri në një vit pas përditësimit të fundit dhe mund ta përdore atë edhe për vlerësimin e kandidaturës tuaj për pozicione të tjera punësimi brenda OSHEE. Informacioni mund të mbahet më gjatë se një vit kur është i nevojshëm për të krijuar dosjen eventuale të punesimin tuaj. Ju keni të drejtë të kërkoni me shkrim fshirjen e këtij informacioni në çdo moment. Ju lutemi lexoni deklaratën që vijon:
Deklaroj se:
Informacioni i dhënë prej meje është i vërtetë dhe i saktë bazuar në dijeninë time. Unë kuptoj se çdo keqparaqitje, fshehje apo deklaratë e pavërtetë mund të përbëjë shkak për mospranimin e aplikimit tim apo për ndërprerje të marrëdhënies së punësimit. Unë kuptoj se ky proçes aplikimi online është funksionalisht i njëjtë me dhënien e firmës sime.