Punime në linjën 35kV L30-55/1 Bogiq 220kV-Koplik-Hani Hotit, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të detyruara në linjën 35kV L30-55/1 Bogiq 220kV-Koplik-Hani Hotit, në datën 23 janar, nga ora 10:30 deri në orën 11:10, do të ketë stakim të energjisë elektrike në nstacionet Koplik, Bajze,Vukpalaj, Kabinat 35/0.4kV Hot, Visi, Petershan.
Zonat që mbeten pa energji në Shkodër:
Ish Komunat Qendër, Shkrel, Gruemir, Kastrat, Kelmend, Dogana Hani Hotit.