Punime në n.stacionin Petrushe, kufizim energjie në disa zona në Pogradec

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër, e hënë 27 qershor, për shkak të punimeve në linjën 35 kV Pogradec – Petrushe, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakojë energjinë në n.stacionin Petrushe.

Gjatë kësaj kohe nuk do të kenë energji zonat: Vreshtaz, Pirg, Podgorie, Nishavec, Petrushe, Kodras, Ish Komunat Çerrave, Dardhas në Pogradec.