Punime në nstacionin Shkozet, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për vendosjen e transformatorit në nstacionin Shkozet, nesër në datën 16 gusht, nga ora 06:00-06:30 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: rruga “Asti Gogoli”, rruga “Azis Shkupi”, Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, Shkëmbi i Kavajës, Manskuri, Ish këneta, rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Kodra”, Xhafzotaj.