Punime të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, më 21 prill kufizime energjie në Vlorë

920727_10153386216831523_3393786616929925130_o

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në prag të sezonit turistik, ka marrë masa për mirëmbajtjen e rrjetit duke kryer punime të planifikuara në disa qytete bregdetare.

Drejtoria rajonale e Vlorës ka planifikuar të kryejë remontet në datën 21 prill në linjën 35 kV, L30-61 Smokthinë-Kuc.

Për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në intervalin kohor 09:00-14:00.

Pa energji do të mbeten n/stacionet: Kuc, Himarë, dhe HEC-i Fterre.

Zonat që mbeten pa energji në Vlorë janë: Himarë, Pilur, Bolenë, Potam, Qeparo, Kudhës, Livadhe, Jalë, Vuno, Dhermi, Kondragje, Palasë, Kuç.