Punimet e OSHEE në nst Lac 2, kufizime energjie në disa zona në Kurbin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, do të stakohet energjia në transformatorin TR2, në nst.Lac 2, nesër, në datën 18 prill.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 duke lënë pa energji këto zona në Kurbin: Milot, Mali i Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal Milot dhe Ujësjellesi Milot, Qyteti Laç, Gjykata, Prokuroria, lagjia nr. 4 Lac, Prefektura, Shullaz Kodër, Shullaz, Fushë Shullazë, Fushë Milot,
Private/ Alba shpk, Spitali Laç.