Punimet në Tiranë, 21 prill, kufizime energjie në zonën e Kodrës së Diellit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 21 prill do të kryhen punime në zonën e Kodrës së Diellit, në kuadër të investimeve që po kryhen në rrjetin e shpërndarjes.
Për pasojë gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Bill Clinton”, pranë zonës së tempullit të Eleeonorës etj.