Punimet për energjezimin e NST Farkë, 1-2 dhjetor kufizime energjie në disa zona në Tiranë
Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 1-2 dhjetor Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e transformatorit 110/20 kV NST Qendër, në 1 dhjetor ora 00:30 do të kryhen provat e transformatorit e për pasojë do të stakohet energjia elektrike.
Nga ana e OSSH Tiranë janë marrë të gjitha masat që të mos ketë mungesë energjie tek abonentët.
2 dhjetor
Në kuadër të investimit të Bankës Botërore në ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në NST e Farkës, në datën 2 dhjetor në orën 00:30 do të kryhet energjezimi i NST Farkë.
Nga ana e OSSH Tiranë janë marrë të gjitha masat që kufizimi i energjisë për abonentët të jetë jo më shumë se 5-7 minuta.