Punimet për mirëmbajtjen e rrjetit, kufizime energjie në disa zona në Tiranë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 29-30-31 mars, në disa zona të Tiranës do të ketë kufizime të energjisë elektrike, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Gjatë datës 29 mars, (e martë), zonat që mbeten pa energji janë:
Paskuqan, bizneset private: Tulla, Interlines, Bonifikimi, Autostrada1, Drejtoria e karburanteve, bizneset private: EuroDrin, Kaso, Skenderi, Yrshek, Domje, Serat Babe Rexha, Unaza e Re, Yzberisht dhe Rr. Qelqit (Kombinat).
Në datën 30 mars nga ora 09:00-13:00, do të ketë mungesë energjie në zonën e Kasharit, Yrshek, Fushë- Mëzez, ish-rruga Ura, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas, Zona e Fushë Misto Mames, zona pranë KMY(pjesërisht), 3 Heronjtë, Privat(Algrec).
Në datën 31 mars, kufizime energjie do të ketë nga ora 09:00-13:00 në Paskuqan, bizneset private: Tulla, Interlines, Bonifikimi, Autostrada1, Drejtoria e karburanteve, bizneset private: EuroDrin, Kaso, Skenderi, Yrshek, Domje, Serat Babe Rexha, Unaza e Re, Yzberisht dhe Rr. Qelqit (Kombinat).