Punimet tek “Zogu i Zi”, kufizim energjie në disa zona në periferi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në mesditë rreth orës 12 për lëvizjen e një shtylle elektrike në rrugën “Don Bosco”, për arsye sigurie do të stakohet energjia në disa fidra nga ora 12:00-16:00.

Për pasojë nuk do të kenë energji elektrike disa zona: “Zogu i Zi”, “Fusha e Aviacionit”, Lapraka.