Reduktohen ndjeshëm defektet, marrin energji disa zona të tjera problematike

fotoOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se pas një pune intensive të specialistëve të kompanisë, për riparimin e defekteve, u bë e mundur që në orën 14.30 të ditës së sotme, 18 gusht, të reduktohen ndjeshëm avaritë në linjat dhe n.stacionet që shfaqën probleme si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në fundjavë.

Nga informacionet e njëpasnjëshme të dispecerisë qendrore në OSHEE, raportohet se deri në orën 14.30 numri I fidrave me defekt është 2 dhe përkatësisht janë 4050 abonentë në zonat rurale që nuk janë furnizuar ende me energji elektrike.

Grupet e punës vijojnë aksionin për rikthimin e situatës në normalitet.