Back

Remont i OST në linjën 110kV Fushë Krujë-Krujë, 2 qershor pa energji disa zona në Krujë

Me kërkesë të OST në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në linjën 110kV të Fushë Krujë-Krujë, në datën 2 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona në Krujë:

Pjesërisht Qyteti Krujë, Spitali Krujë dhe disa subjekte private. Fshatrat: Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, Kroi Madh, Ballias, Kampi pionerëve.