Back

Remont i OST në linjën 110kV Laç 1-Fushë Kuqe, 07, tetor pa energji disa zona në Kurbin dhe lezhë 

Me kërkesë të OST në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 07 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhen punime në linjën 110kV Laç 1-Fushë Kuqe.

Pa energji do të mbeten disa zona në Kurbin dhe Lezhë.

#Kurbin

Pjesërisht: Fushë Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Gurrez, subjekt privat Autostradë, Ujësjellësi Fushe-Kuqe.

#Lezhë

Pjesërisht: Rrilë, Grykë Lumi, Shënkoll, Barbulloje, Tale, institucion IEVP në Shenkollë.