Remont i OST në linjën 110kV Rrazhbull – Sukth – Gjiri Lalzit, 17 mars pa energji disa zona në Durrës dhe Shijak
Me kërkesë të OST në vijim të punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen do të kryhen punime në linjën 110kV Rrazhbull – Sukth – Gjiri Lalzit, në datën 17 mars gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës dhe Shijak.
Pjesërisht: Shënavlash, Vrine, zona Kënetes, zona Burgut, Porto Romano, Universiteti, rruga: “Aleksandër Goga”, Spitalle, zona idustriale Spitalles, Qyteti Rinia, ANOIL, zona djathtas hyrja e Durresit (ish këneta), Spitalle, ish-Kimike, si dhe disa subjekte private.
