Remont i OST në linjën 35kV të NST Karbit, 18 nëntor pa energji disa zona në Tiranë
Me kërkesë të OST në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 18 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 35kV të NST Karbit.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Rruga: “Siri Kodra”, rruga: “Dibrës”, Uzina Dinamo e Vjetër, Magazinat e Tregtisë, OMT, Kimike Bora, disa subjekte private, zona e Babrrusë, rruga: Agllai Taka, rruga: “Riza Cerova”, Artistikja, rruga: “5 Maji”.
