Back

Remont i OST në linjën Hec Vau i Dejës – Koplik 220kV (Bogiq), 7 dhjetor pa energji disa zona në Shkodër

Me kërkesë të OST-së e cila do të kryejë remont në linjën Hec Vau i Dejës – Koplik 220kV (Bogiq), në datën 7 dhjetor gjatë intervalit kohor 05:00-07:00 do të stakohet energjia në këto zona në Shkodër:

Pjesërisht: Lagjet Kiras, Fshatrat Lopcej, Dobraç, Shtoi i ri, Shtoi i vjetër, Boriç, Koplik, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grude fushe, Gruemirë cesme, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukël.