Remont i OST në Nst Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht kufizime energjie në disa zona

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësave të rinj elektronik në n/stacione. Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (#Tiranë) instalimi i matësave te fiderat 20kV, prandaj dhe #OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon: 👉

12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00]

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG📌👉

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë📌