Back

Remont i OST në NST Valias, 28-30 maj pa energji disa zona në Tiranë

Për shkak të investimit për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, është i detyruar të kryejë punime për demontimin e një pjese të linjës 220kV.

Për rrjedhojë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes #OSSH, për masë sigurie do t’i duhet të stakojë fiderin e tensionit të mesëm të Nst Valias, i cili prek banorët e zonës Bërxullë dhe Kodër Bërxullë. Stakimet do të kryhen në datat 28, 29 dhe 30 maj, në orarin 09:00-13:00