Remont i plotë i nënstacionit Suç, 20 maj pa energji disa zona në Burrel
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 20 maj do të kryhet rikonstruksion i plotë I nënstacionit Suç, për shkak të amortizimit të çelësave të fiderave si pasojë e mbingarkesës së rrjetit dhe problematikave të shfaqura gjatë stinës së dimrit.
Ky remont bëhet për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji dhe rritjen e sigurisë.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 05:00-20:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Burrel:
Pjesërisht: Suç, Posum, Batërr e Vogël, Cërujë, Kujtim, Patin, Shahinaj, Gurrë e Madhe, Bejn, Gurrë e Vogël, Dom, Mishter, Komuna Lis, Klos, Patin, Fulqet, Bel-Unjate, Dars, Fullqet (Kom.Klos), Guri i Bardhë, Xibërr Hanë, Xibërr Murrizë, Shkallë, Kurdari, Suç, Kurqelaj, Zenisht, Lis, Gjalish, Vinjoll, Vig
